Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar sekuestrimin e pronave të deputetit Kasëm Mahmutaj nga Gjykata e Posaçme.
Berisha e cilësoi sekuestrimin si vepër të Gjykatës të kapur nga Kryeministri Edi Rama dhe se erdhi fiks pas Kuvendit.
“Kam dëgjuar live-in aq sa keni dëgjuar dhe ju. Nuk kam asnjë dijeni tjetër, por e ndjekim me vëmendje zhvillimin. Ajo që thoni ju është e vërtetë, që bëhet fiks fill pas Kuvendit dhe në një ditë pushimi. Por duke qenë e qartë se SKAPI është i partisë siç e tha Edi Rama, ne do ndjekim me vëmendje çdo zhvillim. Natyrisht jemi për zbatimin e ligjit, për zbatim të paanshëm të ligjit”-tha Berisha.