Të paktën dhjetë persona janë vrarë dhe 15 të tjerë janë plagosur në një sulm në një kompani të kimikateve në Avdiivka, ka thënë të martën guvernatori i Donetskut, Pavlo Kyrylenko.
Nëpërmjet rrjeteve sociale, Kyrylenko ka thënë se punëtorët po prisnin në stacionet e autobusëve jashtë fabrikës pas ndërrimeve të tyre kur filloi bombardimi, raportoi BBC-ja.
“Rusët e dinin saktësisht se ku po synonin”, ka shtuar ai.
Fabrika e kimikateve Avdiivka është në Ukrainën lindore, ku Rusia ka zhvendosur pjesën më të madhe të fokusit të operacionit të saj të luftës.