Cristiano Ronaldo do të qëndrojë në Manchester United sezonin e ardhshëm pavarësisht planeve të klubit për të nënshkruar me dy sulmues të rinj këtë verë. Kështu ka zbuluar trajneri Ralf Rangnick, i cili drejton përkohësisht ekipin derisa t’ia lërë detyrën trajnerit të ri, Eric Ten Hag gjatë verës që vjen.
Ardhja e afërt e Ten Hag ka ngritur dyshime mbi të ardhmen e disa lojtarëve, përfshirë Ronaldon.
Pavarësisht zërave se Ronaldo pritet të largohet së shpejti, Rangnick nuk beson kështu.
“Nuk mendoj pse duhet të jetë një valë lamtumire”– tha Rangnick pasi u pyet për Ronaldon, citon Daily Mail. “Ai ka edhe një vit kontratë dhe me sa di unë do të jetë sërish këtu sezonin e ardhshëm”.
Pavarësisht pretendimit të tij se Ronaldo do qëndrojë, Rangnick tregoi se United do të kërkojë të shtojë dy ose tre sulmues të rinj në radhët e tyre gjatë verës.
Ai i tha Sky Sports: “Duhet të ketë dy ose tre sulmues të rinj sezonin e ardhshëm, është shumë e qartë”.
E ardhmja e Ronaldos është vënë në diskutim për disa arsye një ndër të cilat është mospjesëmarrja e Manchester United në Champions League dhe e dyta emërimi i Ten Hag në krye të stolit të “Djajve të Kuq”, dhe qarkullimi i lajmeve se trajneri aktual i Ajax-it nuk e do në skuadër sulmuesin portugez.