Vendosni fjalën kyçe....

Yuri Kim në kafe me ish-ambasadorët amerikanë në Tiranë: Ajo që na bashkon lidhja me shqiptarët (FOTO)


Ambasada Amerikane në Tiranë ka publikuar këtë të mërkurë një foto të ambasadores aktuale Yuri Kim, e cila shihet duke konsumuar një kafe me disa persona. Mes tyre 5 ish-ambasadorët amerikanë të cilët kanë punuar në vendin tonë në periudha të ndryshme të tranzicionit.

Në mesazhin që shoqëron foton thuhet se lidhja shumë e veçantë mes popullit shqiptar dhe atij amerikan është e përbashkëta e njerëzve në këtë foto.

“Një takim i mrekullueshëm në Uashington me ish Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri – Bill Ryerson, Marisa Lino, Jim Jeffrey, Marcie Ries, Alex Arvizu.

Secili prej nesh ka patur përvoja të ndryshme përgjatë 31 vjetëve që prej kohës kur populli shqiptar u çlirua nga zinxhirët e diktaturës komuniste, por një gjë e kemi të përbashkët: besimin se lidhja midis popullit amerikan dhe shqiptar është vërtet e veçantë, admirim për sa shumë shqiptarët kanë arritur pavarësisht mundësive dhe optimizëm të vazhdueshëm për të ardhmen.”– thuhet në njoftim.