Vendosni fjalën kyçe....

Zelensky i drejtohet sot Kuvendit të Shqipërisë me videomesazh


Presidenti i Ukrainës Zelensky do i drejtohet me një mesazh sot Kuvendit të Shqipërisë me anë të një videomesazhi. Seanca në Kuvend pritet të nisë në orën 13:00.

Kjo nuk është hera e parë se kreu i shtetit të Ukrainës u drejtohet parlamenteve të ndryshme me videomesazhe.

Më herët kjo gjë ka ndodhur me Kongresin amerikan e disa parlamente të vedndeve ë BE-së.

Që prej nisjes së sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, kjo e fundit ka marrë mbështetje financiare e ushtarake nga SHBA-ja, BE-ja e vende të e tjera.

Këto të fundit i kanë vendosur sanksione të shumta Rusisë si formë ndëshkimi ndaj sulmit.