Vendosni fjalën kyçe....

Ngjarje e rëndë brenda Komisariatit të Kavajës, humb jetën 31-vjeçari, dyshohet se u vetëvar


Një 31-vjeçar dyshohet se është vetëvrarë brenda komisariatit të policisë në Kavajë.

I riu është identifikuar si Ilvi Meta ndërsa ai ishte ndaluar sot rreth 0rës 14:00 pasi dyshohej për vjedhje, shkruan BW.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur reth orës 19:00 ndërsa rrethanat e saj nuk dihen ende. Paraprakisht dyshohet se 28-vjeçari ka përdorur lidhëset e këpucëve ose një çarçaf për të ndërmarrë aktin e tejskajshëm.

Viktima ishte shoqëruar edhe herë të tjera nga policia.

“Lidhur me ngjarjen e ndodhur sot në Komisariatin e Policisë Kavajë, ku ka humbur jetën një shtetas i arrestuar, dyshohet i vetëvarur në qeli, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ngritur një grup të posaçëm hetimor. Shtetasi I.M., 31 vjeç, ishte arrestuar sot me vendim të Gjykatës së Rrethit Kavajë, e cila kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, mbi dyshimet si autor i disa vjedhjeve. Menjëherë pas marrjes dijeni të ngjarjes, AMP ka nisur hetimet për sqarimin e rrethanave, mekanizmit të ngjarjes, si edhe nxjerrjen e përgjegjësive. Në fund të këtyre hetimeve, AMP do të ketë një komunikim më të detajuar.” – thuhet në reagim.