Vendosni fjalën kyçe....

“BE-ja duhet të ndryshojë mënyrën e marrjes së vendimeve, të bëhen me shumicë të cilësuar” – Kryeministri italian


Kryeministri italian Mario Draghi i ka kërkuar BE-së që të marrë vendime kyçe me një shumicë të cilësuar, në vend që të kërkojë pëlqimin e të gjithë vendeve anëtare.

Draghi tha se në vazhdën e pandemisë Covid-19 dhe fushatës ushtarake të Rusisë në Ukrainë, BE-ja duhet të mësojë të punojë në mënyrë më të fuqishme dhe efektive.

“Situata gjeopolitike po kalon një ndryshim të shpejtë dhe të thellë. Ne duhet të lëvizim dhe ta bëjmë këtë sa më shpejt të jetë e mundur.” – tha Draghi në Parlamentin Evropian të martën.

“Ndërtimi i një mbrojtjeje të përbashkët duhet të shoqërohet nga një politikë e jashtme e bashkuar dhe mekanizma vendimmarrës efektivë. Ne duhet të shkojmë përtej parimit të njzëshmërisë, i cili krijon një qasje ndërqeveritare të bazuar në veton reciproke dhe duhet të shkojmë drejt vendimmarrjes me shumicë të cilësuar. Një Evropë e aftë për të marrë vendime të shpejta është më e besueshme në sytë e qytetarëve të saj dhe në sytë e botës.” – tha Draghi.

E drejta e vetos lejon anëtarët individualë të bllokut të rrëzojnë vendimet që prekin BE-në në tërësi. Së fundmi, Hungaria tha se nuk do të mbështeste një ndalim të naftës dhe gazit rus sepse ekonomia e saj varet shumë nga furnizimet me energji nga Moska.