Presidenti amerikan Biden mbajti një fjalim të mprehtë nga Shtëpia e Bardhë të mërkurën duke paralajmëruar për axhendën ‘ekstreme’ nga republikanët ‘MAGA’.
“Kjo turmë MAGA është me të vërtetë organizata politike më ekstreme që ka ekzistuar në historinë amerikane.” – tha Biden, duke iu referuar lëvizjes ‘Make America Great Again’ (Bëje Amerikën të Madhe Sërish) të nxitur nga ish-presidenti Donald Trump.
Presidenti më pas sqaroi se ai nënkuptonte grupin politik më ekstrem në historinë amerikane ‘së fundmi’.
Biden në mënyrë të përsëritur e shqiptoi gabimisht ‘MAGA’ si ‘mega’, por e korrigjoi veten.
“Mega republikanët, republikanët MAGA, më falni, nuk dua ta shqiptoj keq, republikanët MAGA.” – tha ai.
Biden iu përgjigj një pyetjeje nga gazetarët në lidhje me mundësinë e rrëzimit të vendimit të Gjykatës së Lartë lidhur me ndalimin e abortit në vend.
Presidenti paralajmëroi se republikanët mund të miratojnë një ligj që ndalon ‘fëmijët LGTBQ’ të ndjekin shkollën publike me fëmijë të tjerë.
“Më lejoni t’ju tregoj për këtë axhendë ultra-MAGA, është ekstreme.” – tha Biden.
Biden foli për republikanët gjatë një fjalimi në Shtëpinë e Bardhë duke trumbetuar përpjekjen e tij për të reduktuar deficitin, pavarësisht se shpenzoi më shumë se 3 trilionë dollarë në vitin e tij të parë si president.