Vendosni fjalën kyçe....

Kokalari flet për marrëdhëniet me Topallin: S’më përshëndet, më ka rënë në sy sjellja e saj. I mban femrat larg për të rënë vetë në sy


Evi Kokalari ka folur mbrëmjen e sotme në lidhje me marrëdhënien e saj më Jozefina Topallin.

Ajo ka pohuar se ish-kryetarja e Kuvendit, tashmë e rikthyer në PD është sjellë ftohtë me të sa herë janë takuar me njëra-tjetrën.

Kokalari tha në studion e ABC News se nuk ka asgjë me Topallin por i ka bërë përshtypje sjellja e saj.

Sipas anëtares së Komisionit të Rithemelimit, Topalli e bën këtë gjë edhe me femrat e tjera të cilat i mban larg për të rënë vetë në sy.

“Mua nuk më përshëndet. Kur kemi pasur salutime ka ndodhur se e kam përshëndetur unë atë. Ka ndodhur një herë në studion e Blendi Fevziut e ftohtë fare dhe kam shkuar i kam dhënë dorën dhe pastaj e kam përqafuar kur jemi ndarë. Kjo që të kuptohet që nuk kam absolutisht asgjë me asnjë. Edhe në Kongres kaloi me vrap e nuk më përshëndeti. Po e them publikisht sepse më ka bërë përshtypje. Nuk ka asgjë në raportin tonë në fakt, por më kanë thënë që ky është në përgjithësi reagimi i saj në raport me femrat.

Edhe kur ka qenë në pozitë, ka mbajtur shumë femra larg, vetëm që të dalë vetë në planin e parë. Edhe në Kongres ishte ulur diku, pastaj u afrua dhe është ulur pranë meje dhe zonjës Berisha. Kjo sipas meje u bë që të ishte e inkuadruar në televizion, por nuk na përshëndeti dhe unë nuk e dija që ishte aty. Kjo më ka bërë shume përshtypje. Kam pasur shumë simpati për të sepse është e fortë dhe mund të jetë një “role model”, por që gjithmonë i ka mbajtur femrat larg që të dilte vetë në pah dhe ky është një gabim shumë i madh për femrat që kanë nevojë.” – tha Kokalari.