Laçi ka mundur Egnatian në fushën e kësaj të fundit duke forcuar pozitat në vendin e dytë të renditjes.
Miqtë kanë arritur të shënojnë dy gola në fushën e debutuesve në një sfidë që rezultoi e lehtë për ta.
Në ndeshjen tjetër Tirana nuk mundi dot të shkojë më shumë se një barazim 1-1 me Teutën. Pavarësisht hapit fals kryeqytetasit kanë 10 pikë më shumë se Laçi dhe janë të sigurt në rrugën drejt titullit kampion.
Skënderbeu nga ana e tij mori një fitore tejet të rëndësishme në fushën e tij ndaj Kastriotit duke u ngjitur në vendin e parafundit të renditjes.
Krutanët nga ana e tyre janë në mesin e renditjes dhe janë të qetë për sa i përket fundit e praktikisht nuk kanë pretendime për më lart.