Elon Musk ka bërë thirrje për nisjen e një hetimi ndaj grupeve të ‘advokimit‘ që kërkojnë që markat e mëdha të korporatave të rishikojnë vendimin e tyre për të financuar reklamat në Twitter.
Sipas një raporti të CNN, rreth 25 grupe avokuese të krahut të majtë i kanë shkruar një letër markave më të mëdha (duke përfshirë Coca-Cola, Disney dhe Kraft) duke u kërkuar atyre që të sigurohen para nënshkrimit të marrëveshjeve me Tëitter-in për reklama, se kjo platformë do të mbajë në fuqi politikat për të kontrolluar “sjelljen e urrejtjes, transparencën dhe zbatimin e integritetit qytetar”.
“Si reklamuesit kryesorë në Twitter, marka juaj rrezikon të shoqërohet me një platformë që përforcon urrejtjen, ekstremizmin, keqinformimin shëndetësor dhe teoricienët e konspiracionit.”- shkruhej në letrën në fjalë.
Sipas këtyre organizatave, “nën menaxhimin e Musk, Twitter rrezikon të bëhet një gropë dezinformimi”.
Interesant është fakti se dy grupe që kanë shkruar letrën, Free Press dhe Media Matters for America kanë marrë financime direkte nga Fondacioni i Shoqërisë së Hapur të George Soros.
Elon Musk pa reaguar përmes një postimi në Twitter lidhur me këtë raport të CNNit duke ngritur pikërisht pyetjen se kush i financon këto organizata.
“Kush i financon këto organizata që duan të kontrollojnë aksesin tuaj në informacion? Le të hetojmë…”– shkruan ai.
Në një postim të mëvonshëm ai shton “rrezet e diellit janë dezinfektuesi më i mirë”, duke lënë të kuptohet se transparenca dhe hapja, jo censurimi, janë gjithmonë më të mira.
Më pas në rubrikën e komenteve ku bashkëbisedoi me ndjekësit, mori sugjerime se ato financohen nga George Soros.
“Do e telefonoj dhe do flas”- iu përgjigj Musk njërit prej komentuesve.
Kështu Musk shënjestroi direkt Sorosin. Në një postim tjetër, i kërkoi atij që t’i dërgonte mesazh privat për të folur.
“Soros më ço mesazh”- shkruan ai duke etiketuar fondacionin e tij.