Vendosni fjalën kyçe....

“Ndaloni, zmbrapsni, rivendosni”- Zelensky përmend tre fazat e luftës me Rusinë


Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka emërtuar tre faza të luftës me Rusinë.

E para prej tyre është ndalimi i avancimit të Rusisë, gjë që, sipas presidentit, ukrainasit e kanë bërë tashmë. Faza e dytë është shtyrja e Rusisë nga territori ukrainas apo zmbrapsja e tyre. Sipas tij, puna për këtë qëllim tani është në vazhdim. Dhe e treta është të rivendoset sa më shumë integriteti territorial i Ukrainës.

Tani prioriteti për Ukrainën është të shtyjë trupat ruse në pozicionet në të cilat ishin që nga 24 shkurti dhe të rivendosë integritetin territorial të Ukrainës.

“Rivendosja e integritetit territorial… Detyra jonë numër një është të shtyjmë trupat ruse në territoret ku ata kishin qenë përpara 24 shkurtit. Ne e kuptojmë se do të jetë e vështirë të rivendoset plotësisht integriteti territorial në gadishullin e Krimesë të pushtuar përkohësisht. E megjithatë, unë besoj se ne do të jemi në gjendje në të ardhmen, duke treguar fuqinë tonë, të cilën po e demonstrojmë me sa mundemi, të kalojmë në rrugën diplomatike sepse çdo luftë përfundon në diplomaci.”- shtoi Zelensky sipas Ukrinform.

Zelensky theksoi se rivendosja e integritetit territorial brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht është qëllimi i çdo ukrainasi. Në të njëjtën kohë, ai shtoi se është e pamundur të bësh gjithçka menjëherë.