Vendosni fjalën kyçe....

Nis zyrtarisht sot procesi për zgjedhjen e Presidentit, mblidhet Konferenca e Kryetarëve


Ditën e sotme është përcaktuar të nisë zyrtarisht procedura për procesin e zgjedhjes së Kreut të ri të Shtetit.

Në orën 12:30 është vendosur nga Kuvendi që të mblidhet Konferenca e Kryetarëve.

Gjatë diskutimeve pritet që të përcaktohet data e raundit të parë të votimit për zgjedhjen e presidentit. PS ka propozuar datën 10 maj për raundin e parë, ndërsa PD nuk është shprehur ende.

Ndërkohë, në mbledhje është ftuar që të marrë pjesë edhe Enkelejd Alibeaj, në cilësinë e kreut të grupit të PD-së, edhe pse u shkarkua nga Kuvendi i 30 prillit.

Palët kanë mundësi të votojnë një emër konsensual deri në raundin e 3-të, në të kundërt Presidenti i ri mund ta zgjedhë edhe me 71 vota në dy raundet e fundit.

Partia Socialiste ka zhvilluar një proces të brendshëm ku me anë të zarfave deputetë dhe anëtarë të Kryesisë kanë përcaktuar tre emra të mundshëm për President por që deri më tani nuk janë publikuar ende emrat e propozuar nga shumica.

Ndërkohë Rama ka vënë një vijë të kuqe që me Sali Berishën nuk do negociojë për emrin e ri të Presidentit por pret propozime nga Grupi Parlamentar i PD-së që drejtohet nga Enkelejd Alibeaj.

Ndërkohë, Ilir Metës i mbaron mandati më 24 korrik dhe pritet që të rikthehet në politikën aktive në drejtimin e LSI-së.