Marina amerikane ka vendosur të lejojë marinarët që jetojnë në aeroplanmbajtësen ‘USS George Washington’ të lëvizin në vende të tjera strehimi pas një vargu vetëvrasjesh në bordin e anijes me energji bërthamore. Anija është ankoruar në Virxhinia që nga viti 2017 dhe po i nënshtrohet një procesi të gjerë riparimi dhe furnizimi me karburant.
“Plani i lëvizjes do të vazhdojë derisa të gjithë marinarët që dëshirojnë të lëvizin jashtë anijes ta kenë bërë këtë.” – thuhet në një deklaratë zyrtare.
Ndërsa anija nuk është e mbushur me ekuipazh të plotë gjatë procesit të riparimit, afërsisht gjysma e saj plot 5000 trupa që vijojnë të punojnë atje. Lëvizja filloi të hënën, me më shumë se 200 marinarë që kanë lënë tashmë transportuesin dhe kanë lëvizur në breg në një strukturë të Marinës aty pranë.
Vendimi për të lejuar marinarët të mos jetojnë në bordin e anijes që po riparohet, vjen pas një varg vdekjesh në aeroplanmbajtëse. Gjatë 12 muajve të fundit, shtatë anëtarë të ekuipazhit të USS George Washington kanë vdekur, duke përfshirë të paktën katër nga vetëvrasja. Tre vdekje erdhën brenda më pak se një jave në prill.
Sipas raporteve të mediave, marinarët janë ankuar vazhdimisht për kushtet në bordin e anijes, duke përshkruar zhurmat e rënda të ndërtimit, ventilimin dhe ndërprerjet e ujit të nxehtë, udhëtimin e gjatë për në anije dhe nga anija, ndër ankesat e tjera.