Vendosni fjalën kyçe....

Qeveria i jep statusin “në përkujdesje të Republikës” 11 fëmijëve, prindërit e të cilëve ranë në detyrë


Kryeministri Edi Rama i dha ditën e sotme 11 fëmijëve statusin “ Fëmijë të Republikës”.

Rama tha se 11 fëmijëve iu dha statusi dhe ju plotësua amaneti i prindërve të rënë në detyrë.

Janë pikërisht njerëzit e zakonshëm dhe autorët e akteve më të jashtëzakonshme të vetëmohimit, për t’ju bërë mbrojtje të tjerëve dhe për t’i dalë zot atdheut. Të tillë ishin edhe njerëzit tuaj më të shtrenjtë, prindërit tuaj që jetojnë në kujtimet tuaja dhe në kujtesën e kësaj shoqërie, për të mirën e të tjerëve. Ata lanë pas jo vetëm shembullin e tyre të admirueshëm, por dhe amanetin e heshtur për ne, që mos t’ju lënë juve për asnjë çast vetëm. Sot është për të shpallur të përmbushur atë amanet, që u kthye në zotimin tonë dhe u bë ligji i parë i këtij mandati të tretë. Sot jemi këtu për të kujtuar sëbashku prindërit tuaj, me fjalët e amanetit të përmbushur, dhe për ti thënë jo vetëm Arjanit, Drinit, Kujtimit dhe Bledit, se kujtimi i tyre i paharrueshëm u bë shtysa jonë e madhe por dhe e gjithë Shqipërisë se republika jonë si lë vetëm fëmijët e heronjve të saj. Statusi nuk është më zotim, por risi e veçantë.”, tha Rama.

E pranishme në ceremoni Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale shpjegoi trajtimet që përfitojnë fëmijët përfituesit të statusit.

Trajtim financiar me pagën e prindit që ka humbur jetën gjatë gjithë viteve të fëmijërisë deri në 25 vjeç, nëse fëmija vendos te vazhdoje arsimin e larte.

Mbështetje për arsimin, kujdes shëndetësor e mbrojtje sociale.

Bursa për ndjekjen e arsimit parauniversitar në institucionet arsimore publike e tekste shkollore falas.

Bursë të plotë e janë të përjashtuar nga tarifat vjetore në institucionet publike të arsimit të lartë.

Mbështetje për punësim në administratën publike apo biznes privat”, tha Manastirliu.