Vendosni fjalën kyçe....

Rama padit për ‘shpifje’ ish-drejtoreshën e Tatimeve Brisida Shehaj, kërkon 1 milion lekë dëmshpërblim


Kryeministri Rama ka paditur për shpifje, ish-drejtoreshën e Tatimeve në qeverisjen e tij gjatë mandatit të parë, Brisida Shehaj.

Kjo e fundit është tashmë nënkryetare e LSI-së ndërsa duhet thënë se është vlerësuar me çmimin ‘Bleta e Artë’ nga ana e qeverisë në kohën kur drejtonte Tatimet, shkruan A2.

Në padi kryeministri Rama pretendon të jetë dëmtuar nga deklarime të bërë nga Shehaj në 10 mars 2022 në një videopostim në profilin e saj në Instagram pas lajmërimit qeveritar për ngritjen e bordit të transparencës për çmimin e naftës.

Duke i cilësuar si shpifëse dhe të pabaza disa nga deklarimet e Shehajt, Rama kërkon të dëmshpërblehet me 1 milion lekë prej saj.

Prej vitit 2018, kryeministri ka depozituar më shumë se 20 padi në Gjykatën e Tiranës, me palë të paditur kundërshtarët e tij politikë.