Deputetja e PD-së Albana Vokshi ka reaguar në lidhje me raportin e Gazetarëve pa kufij për lirinë e medias në Shqipëri.
Gjatë një deklarate për mediet, Vokshi tha se janë të pakta ato media në Shqipëri që kanë liri të plotë ndërsa e quajti kryeministrin Edi Rama dhunues të tyre.
Sipas saj, kryeministri ushtron kontroll mbi mediat për t’u mbyllur gojën për aferat e ndryshme të qeverisë.
“Të gjithë vendet e rajonit kanë bërë para me një mjedis më të mirë për mediat. Ky është një tregues themelor i keqqeverisjes së Ramës. Reporterët pa kufij evidentojnë edhe një herë faktin se si Rama ushtron kontroll mbi mediat për t’u mbyllur gojën për aferat e ndryshme të qeverisë. Pavarësisht përpjekjeve të Ramës të gjithë i dinë të vërtetat. Rama dhe Veliaj e përdorin pushtetin për t’u mbyllur gojën mediave. Rama është dhunuesi më i madh i mediave dhe portaleve. Në kongresin e fundit të PS ishte Rama që foli me përçmim për gazetarët. Gazetarët janë viktima të dhunës policore, shihni videot pas meje, gazetari Ergys Gjencaj i News24 u bë pre e dhunës së policisë, edhe Anila Hoxha gjithashtu ra pre e dhunimit të policisë.
Raporti vë alarmin duke theksuar se rrjetet e organizuara kriminale janë rrezik për gazetarët. Pra nuk është fantazi është e qartë janë disa prej rasteve të dhunës që ne i kemi denoncuar si opozitë. Paketa anti-shpifje asnjëherë nuk është tërhequr nga Rama. Kush i di sot arsyet pse në Tiranë dy autobusë u aksidentuan. Numërohen me gishta mediat që ngrenë pyetjen që përse ndodhen aksidentet.
Të tilla raste janë të përditshme, fare pak media janë të lira të flasin për toka që shiten në bregdetin për koncensione disa milionëshe apo tendera të ndryshëm. Ka vetëm disa ishuj të vegjël lirie që nuk bëjnë kompromis me qeverinë. Me Edi Ramës Shqipëria do të jetë çdo do të e më larg Europës. PD-ja po punon që ndryshojë këtë realitet.”– deklaroi Vokshi.