Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëe, deputetja dhe ministrja socialiste Elisa Spiropali tha se ato presin që opozita të propozojë emra konkretë për kandidatët për presidentin e ri të vendit dhe jo diskutime për procedura.
“Ky është një proces shumë i rëndësishëm. Në të gjitha fazat e diskutimeve e kemi bërë të qartë se nuk dëshirojmë të zgjeshim një president të PS-së, por të Republikës. E kemi pasur një president që nuk na nderon. Kemi rënë dakord që të nisim procesin, por kemi shprehur se kemi gatishmërinë. Të dyja këto shkojnë bashkë dhe për ne janë të lidhura pazgjidhshmërisht.
Nëse duhet këto takime t’i bëjmë së bashku. Presim nga ju të marrim emra dhe jo vetëm diskutime për procedura, të cilat mund t’i keni shtyrë për arsyet e juaja të brendshme. Por s’kanë lidhje me ne dhe proceset tona. Ne duhet të vijmë që në raundet e para me emra që janë konsensualë dhe të votohen në Kuvendin e Shqipërisë.”– tha Spiropali.
Kjo deklaratë e Spiropalit erdhi pas kritikave të përfaqësuesve të opozitës në mbledhje, lidhur me procedurat për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri. Deputetja Grida Duma më herët tha se maxhoranca duhej të kishte lënë opozitën të parën të bënte propozimet për emrat.