Ish-kryeministri Berisha tha mbrëmjen e sotme se opozita e Lulzim Bashës ka qenë e marrë peng nga kryeministri Rama për llogari të këtij të fundit.
I ftuar në emisionin ‘Open’ në News24, ai tha se opozita la në mes komisionin hetimor për masakrën zgjedhore të 25 prillit.
Po kështu ai tha se kryeministri Rama i mbylli dosjen Muzin, ish-kreut të PD-së Basha dhe nëpërmjet saj e mori peng.
“U ngrit një komision hetimor për masakrën zgjedhore të 25 prilli. Ai komision u ndërpre në mes, është hera e parë që ndodh kjo dhe shkaku është pengmarrja. Edi Rama i mbylli dosjen Lulzim Bashës në Gjykatën e Apelit me anë të Engjëll Agaçit. Rama e thotë në disa vende këtë. Prokurori që mashtroi shqiptarët shkoi në SPAK. Njeriu që deklaroi se nuk kishte materiale zgjedhore në makinë. A mund të jetë opozita të mos jetë e kapur. Ju kërkoj të interesoheni për dosjen Muzin, që nuk ka asnjë lidhje me Sali Berishën. Po dosja Toyota Yaris u shpik nga Sali Berisha?” – tha Berisha.