I zgjedhur si nënkryetar i grupit parlamentar të PD-së, Ervin Salianji, ka kritikuar Enkelejd Alibeajn për thirrjen e kryesisë së grupit për të diskutuar për zgjedhjen e presidentit të ri.
Në një prononcim për mediat, Salianji tha se këto tre muaj, ka më shumë nxitim për t’u ulur me kryeministrin Edi Rama për çështjen e Presidentit se sa me njëri-tjetrin.
“Gjithçka merret për interes personal të një personi. Duan sikur me pahir sikur deputetët nuk duan të përçahen dhe të mbajnë qëndrime. Pjesa tjetër kërkon të vendosë damkën që deputetët janë mbështetës së një personi që s’e bënte dot atë punë.
Kryesia mblidhet në mënyrë të përjavshme, diskuton për projektligje dhe jo më për zgjidhjen e Presidentit të Republikës. Kryesia e grupit parlamentar, fakti që po them që kam komunikuar me zotin Alibeaj, nuk besoj se ka diskutim që njihet apo jo.
Kryetarin e grupit parlamentar, në çdo moment, edhe kur nuk ka qëndrime të ndryshme mes grupit parlamentare dhe partisë, përsëri sipas rregullores miratohet nga grupi parlamentar. Jemi në nxitim të pa shpjegueshëm. Pse ka shpjegim për të shkuar ku? Është shqetësim i demokratëve për Presidentin, kur Rama e ka mbyll? Nëse nuk i japim kriteret Ramës për zgjedhjen e Presidentin. Presidenti do të jetë konsensual. Të na përcaktojnë kriteret dhe emrat t’i propozojë opozita. Jam dakord me këtë qëndrim që jam tani. Nuk është zgjidhje bojkoti. Nuk është përfitim të shtysh zgjedhjen e Presidentit. Duhet të përcaktohet qartë nga mazhoranca kriteret për zgjedhjen e Presidentit dhe opozita të bëj procesin për të çuar emrin. Nuk përfiton PD nga kjo. Kërkojnë nxitim për t’u ulur me Ramën dhe jo për të zgjedhur problemet me njëri-tjetrin. Është kaq banale. Është kryesia e grupit parlamentar, ka tre muaj që nuk mblidhet.
Tanimë ka një keqpërdorim nga dikush nga grupi parlamentar. Ma shpjegon dot njeri që institucionet e ligjshme si grupi dhe deputetë që duhet të quhen kryesi e vogël…
Janë njerëz që duhet të ikin dhe nuk heqin dorë. Mbledhjet caktohet në mënyrë të përbashkët. Nuk ka mbledhje kur nuk ka kuorum. Nëse duhet të bëjmë parti të vetme andej, parti tjetër këndej, nuk jam për këtë. Ata që bëjnë këtë ndarje duhet të jenë përgjegjës. Ftesën e të përjashtuarve nga grupi parlamentar është bërë pa dijeninë e grupit. Janë thërritur nga kryetari i grupit. Për t’u ulur me Ramën ka nxitim, për t’u ulur me njëri-tjetrin ka tre muaj e s’po mblidhemi.”- tha Salianji.