Vendosni fjalën kyçe....

Auron Tare përgënjeshtron Ministrinë e Kulturës: Ekspertët anglezë nuk kanë pasur asnjë kontakt me specialistët shqiptarë


Auron Tare ka reaguar për çështjen e Parkut Kombëtar të Butrintit, dhënia e të cilit për administrim të një shoqërie të krijuar mes shtetit dhe Fondacionit Shqiptaro Amerikan (AADF) ka shkaktuar debat në vend.

Tare shprehet se nuk ka pasur asnjë kontakt nga ekspertët anglezë me specialistë shqiptarë.

Ndër të tjera ai ka renditur disa nga emrat e ekspertëve me të cilët sipas tij duhet të thirreshin nga Ministria për të komunikuar rreth kësaj çështje, përpara se të vendosnin për menaxhimin e Butrintit.

Postimi i plotë:

Duke falënderuar Ministrinë e KULTURES për këtë komunikim shumë konciz mbi konsultimin e specialisteve anglezë me ekspertë shqiptarë. Do të dëshiroja të shtoja edhe këto fakte. ekspertët angleze të Prince&Pearce gjatë punës së tyre për përgatitjen e Planit të Manaxhimit të Butrintit nuk kanë marrë asnjë kontakt me:

AURON TARE – Përfaqësues i Fondacionit Butrinti 1995 -2000. Një nga themeluesit e Parkut Kombëtare të Butrintit dhe Drejtues i Parë 2000 – 2005

Dr. YLLI CEROVA Drejtor i Parkut Kombëtar të -Butrintit. Tetor 2005 – 2008

RAJMOND KOLA 2008-2014

GJERGJI MANO 2014 -2018 – takim kortezie në një kafe të Sarandës

PANDI ZHONGA 2018-2019 i Përfshirë në konsultime

ERI SULO emëruar pas Hartimit të Planit të Manaxhimit dhe jo i përfshirë në Konsultime.

Arkeologji

Prof. Neritan Ceka autor i gërmimeve arkeologjike në Butrint, ish Drejtor i Institutit të Arkeologjisë autor i dy librave mbi Butrintit. 1970 -present

Prof. Apolon Bace ish Drejtor i Institutit te Monumenteve autor i restaurimeve në Butrint, autor i botimeve mbi Butrintin. 1980 present

Prof Gjerak Karaiskaj autor i restaurimeve ne Butrint 1980 present dhe autor i te vetmit libër mbi Fortifikimet e Butrintit.

I ndjeri Dr Kosta Lako autor i një seri gërmimesh mbi dy dekada në Butrint.

Prof. Aleksander Meksi autor i restaurimeve dhe botimeve mbi Butrintin

Po e shkruaj këtë me synimin që të shtohet në postimin e Ministrisë si FAKT