Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Bledi Çuçi të japë dorëheqjen për vdekjen e Ilvi Metës në qeli, nesër protestë


Ish-kryeministri Sali Berisha ka lajmëruar për një protestë të shtunën ku në të gjitha Komisariatet e Shqipërisë do të ndizen qirinj në nder të 31-vjeçarit Ilvi Meta që u gjet i vdekur në paraburgimin e Kavajës.

Lidhur me ngjarjen e rëndë ai kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të ministrit të Punëve të Brendshme Bledi Çuçi.

“Drejtori i policisë, heshti, sikur nuk ka ndodhur asgjë. Kjo është dhe më kriminale, kur në harkun kohor 5 javor dy të rinj vdiqën, u vdiqën në qelitë e komisariatit të Policisë ku duhet të ishim më të sigurt se në çdo vend tjetër.

Duke dënuar këtë qëndrim çnjerëzor të Edi Ramës, ministrit të tij familjar, Çuçi, drejtorit Nano, kërkoj dorëheqjen e menjëhershme të ministrit Çuçi.

Do i propozoj sot Komisionit të Rithemelimit që nesër, që në orën 8:00, pranë të gjithë komisariateve të Shqipërisë të ndizen qirinj në një protestë të heshtur paqësore ‘Stop vrasjeve në Komisariate’. ”– tha Berisha.