Vendosni fjalën kyçe....

Berisha për ngjarjen në Kavajë: Vrasje shtetërore, vdiq në vendin ku duhej të ishte më i sigurtë


Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë në një konferencë për mediet ku ka folur për ngjarjen e ndodhur në Kavajë pak ditë më parë, ku një i ri u gjet i pajetë në ambientet e paraburgimit në Komisariatin e Kavajës.

Berisha tha se i riu Ilvi Meta vdiq në një vend ku supozohej të ishte më i sigurtë, ndërsa kritikoi organet shtetërore për heshtjuen lidhur me këtë ngjarje. Më pas shtoi këto ngjarje përbëjnë me dashje apo padashje vrasje shtetërore.

“Java kishte një ngjarje tejet tragjike. Një i ri, 28 vjeç, Ilvi Meta, humbi jetn në rrethana misterioze në qelitë e zeza të narkokomisariatit të Policisë në Kavajë. Unë e kam ndjekur me shumë vëmendje këtë tragjedi njerëzore. Një i ri që merret për shoqërim apo i arrestuar në qelitë e komisariatit, kjo presupozon që hyn në vendin më të sigurtë për jetën e tij dhe nuk mun të ketë vend tjetër më të sigurtë. I riu i shoqëruar mbi bazën e njuë vendimi gjykate në orën 8 e darkës, gjendet i pajetë në qeli.

Autopsia tregon se kishte një shenjë të një laku rreth qafe çka folet për varje, vetëvarje apo e vari xhelati këtë nuk e dimë.

Sipas dëshmive të shokve dhe miqve të tiuj ishte një djalë i hedhur, pa asnjë lloj shenje të problemit më të vogël psikologjik apo psikik. Ai u arrestua me një provë absolutisht të paqëndrueshme. Gjurmët e gishtërinjve të tij u gjetën në derën e një lokali ku ai pinte rregullisht kafe he ai u akuzua se ai ka marrë derën. Kjo përbën një vepër minore që shkon në 6 muaj, por qelitë e sotme në Komariaztet e policisë janë shndërruar në biruca po kaq të zeza sa ishin birucat e sigurim it të shtetit. Nuk ka vend të lirë në botë që në një hark kohor 5 javor të regjistrojë 2 vdekje të të dy rinjve në Komisariatet e Policisë, ai në Kamëz dhe Ilvi Meta në Kavajë.

Nuk ka ndodhur kurrë në 30 vite. Mund të ketë ndodhur, prap kishte tortura por jo në atë shkallë sa të humbnin jetën në qeli.

A u shndërrua një dhunë dhe terrorr i madh ndaj Ilvi Metës, në rast se ai vendosi të vetëvarej jashtë çedo dyshimi. A e vari ndokush aë me kordonin e kapucit? Nuk përjashtohet hnë mënyrë azbsolute por ajo që është po kaq e shëmtuar dhe kriminale është heshtja çnjerëzore, cinike e të gjitha organeve shtetëror para këtyre akteve të cilat përbëjnë me dashje apo padashje vrasje shtetërore. Ai që administron atë ndërtesë dhe atë qeli është i detyruar ta privojë personin nga çdo lloj mjeti që mund të përdoret për vetëvrasje. Rregulli më elementar, përfshirë lidhësen e këpucëve.”-tha Berisha.