Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Rama propozoi për presidente gruan e tij, e ktheu në proces kuzhine familjare


Ish-kryeministri Sali Berisha në konferencën e sotme për mediet ka komentuar propozimin e analistit Baton Haxhiu për Linda Ramën si kandidate për presidente.

Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se e ka kthyer procesin e rëndësishëm kushtetues të zgjedhjes së p0residentit, në një proces kuzhine familjare.

“Në procesin qesharak të zgjedhjes së presidentit, të kulmojë, arrin gjer aty sa nëpërmjet Baton Haxhisë, Baton Shtanishiqit më falni, Edi Rama të propoziojë për presidente bashkëshortën e tij. A mund ta imagjinonte kush?! A ka zëdhënës në Shqipëri më autentik se Baton Stanishiqi për Edi Ramën?! Se e pashë të buzqeshte. Po kjo është e vërteta. Nuk e them unë. Po ai këtë e njoftoi ëpërmjet tij. Pra arrin sa ta personalizojë në këtë shkallë një proces të rëndësishëm kushtetues, sa ta kthejë në një proces kuzhine familjare.”– tha Berisha.