Vendosni fjalën kyçe....

Emri i saj u propozua për presidente/ Mimi Kodheli: Ndihem e nderuar, më mbush më krenari e përgjegjësi


Ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli thotë se ndihet që emri i saj ka qenë një nga emrat më të lakuar të kandidaturave të propozuara nga grupi parlamentar socialist, për Presidentin apo presidenten e re të vendit.

Ndërsa ishte e ftuar në emisionin “Pikat mbi I” në televizionin “News 24”, ajo tha se kushdo që do të jetë në krye të këtij institucioni duhet të jetë garantues i unitetit kombëtar.

“Kjo është një gjë shumë emocionuese, shumë prekëse, më mbush me përgjegjësi. Besoj që është një gjë që nuk e di nëse e kam merituar, por dua të falenderoj këdo që e ka shprehur këtë dëshirë.

Këdo te grupi parlamentar që ka votuar emrin tim dhe më pas gjërat e tjera do të rrjedhin normalisht. Uroj shumë se kushdo të jetë në krye të vendit, të jetë garantuesi i unitetit kombëtar, i Kushtetutës.

Pa qenë nevoja të themi është grua apo burrë, në fund apo në fillim të karrierës. Sigurisht ti ndihesh baba ose nënë i kombit nëse ke një moshë të caktuar, pasi edhe kufijtë Kushtetutës janë që duhet të jesh mbi 40 vjeç, të kesh disa cilësi që të bëjnë të mundur që t’i përafrohesh atij identikit.”- tha Kodheli. Megjithatë ajo shtoi se nuk beson që e meriton të jetë në krye të shtetit dhe se këtë gjë nuk e ka diskutuar ende me kryeministrin Edi Rama.