Vendosni fjalën kyçe....

“Futja 250 ose 300, nuk ka rëndësi”-Numëruesit në PD nuk ndajnë mendjen sa vota ishin për drejtuesin e Këshillit Kombëtar (Video)


Një video është publikuar nga NewsBomb që tregon pasigurinë e numëruesve të votave për zgjedhjen e Kreut të Këshillit Kombëtar të PD-së.

Ata nuk janë të sigurt sesa anëtarë kanë qenë prezent dhe njëri prej tyre thotë 211, ndërsa një tjetër 250 duke mos treguar vendosmëri.

“Fletë votimi gjithsej 211”, thotë një anëtar.

“Jo, jo – thotë anëtari tjetër- kanë qenë më shumë, futja 300”

“Po ç’rëndësi ka, futja një numër aty, e rrumbullakosim pastaj”, dëgjohen të thonë ata.

Ndërkohë sipas procesverbalit të rezultateve të votimit, nga 279 anëtarë të Këshillit Kombëtar, ishin 203 anëtarë prezentë, një numër shumë më i lartë se kuorumi i nevojshëm.