Vendosni fjalën kyçe....

Gara për kreun e PD, Berisha zyrtarizon kandidaturën


Sali Berisha ka zyrtarizuar kandidaturën për zgjedhjet që do zhvillohen më 22 maj.

Berisha ka dorëzuar dokumentacionin në PD.

Deri më tani Berisha është i vetmi që ka shpallur kandidaturën zyrtarisht ndërsa Edvin Kulluri ditën e mërkurë hoqi dorë nga qëllimi për të garuar përballë ish-kryetarit.

Berisha në një bashkëbisedim për mediat bëri me dije se nëse nuk do ketë asnjë kandidat kundër tij do dërgojë zgjedhjet në një referendum ku do pyesë demokratët nëse e duan apo jo kryetar të PD-së.