Vendosni fjalën kyçe....

Interi fiton me përmbysje ndaj Empolit, merr përkohësisht kreun e Seria A


Interi ka fituar me përmbysje ndaj Empolit për të vazhduar garën e ngushtë me Milanin për titullin e kampionit në Serie A.

Skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi përmbysi gjithçka sonte, duke triumfuar në fund me rezultatin 4:2.

Lautaro Martinez shkëlqeu me dy gola, duke e udhëhequr kështu skuadrën e tij drejt fitores.

Argjentinasi shënoi në minutat 45 dhe 64, teksa Simone Romagnoli shënoi paraprakisht autogol në minutën e 40-të. Alexis Sanchez (90+4’) e vulosi fitoren për vendasit.

Andrea Pinamonti (5’) dhe futbollisti shqiptar, Kristjan Asllani (28’), shënuan golat për mysafirët.

Pas 36 ndeshjeve të zhvilluara, Interi tani ka 78 pikë dhe është lider në tabelë, me një pikë më shumë se rivali lokal, Milan. Por, “Rossonerët” ende nuk e kanë zhvilluar ndeshjen e kësaj jave.

Kurse, Empoli ndodhet në pozitën e 14-të me 37 pikë.