Genoa ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Juventusit në garën për mbijetesë në Serie.
Ndeshja e vlefshme për javën e 36-të e zhvilluar në “Luigi Ferraris” ka përfunduar me rezultatin 2:1.
Vendasit e fituan këtë ndeshje me përmbysje, falë golave të shënuar nga Albert Gudmundsson (87’) dhe Domenico Criscito (90+5’). Criscito shënoi nga pika e bardhë.
Paulo Dybala (48’) shënoi golin e vetëm për mysafirët nga Torino.
Genoa pas kësaj fitore ka 28 pikë dhe ndodhet në pozitën e 18-të në tabelë.
Kurse, Juventusi është i katërti me 69 pikë.