Vendosni fjalën kyçe....

Kapet i dehur në timon, pranga shoferit të urbanit në Tiranë


Drejtuesi i një urbani në Tiranë është arrestuar pasi sipas policisë është kapur në timon i dehur.

Në njoftim thuhet se 62-vjeçari me iniciale N.K. rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje të dehur e për këtë arsye i janë vënë prangat.

Ndalimi i tij vjen pas disa aksidenteve që kanë ndodhur ditët e fundit me urbanët në Tiranë.