Vendosni fjalën kyçe....

Kim mesazh në ditëlindjen e Skënderbeut: Guximi i tij mbetet gjallë në zemrat e shqiptarëve


Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, ka publikuar një mesazh urimi në ditën e lindjes së heroit kombëtar Skënderbeut.

Në një postim në rrjetet sociale të shpërndarë nga ambasada, Kim thotë se guximi dhe këmbëngulja legjendare e Gjergj Kastriotit mbetet e gjallë në zemrat e shqiptarëve.

“Guximi dhe këmbëngulja legjendare e Skënderbeut mbetet e gjallë në zemrat e Shqiptarëve. Sot, ne festojmë historinë dhe trashëgiminë e tij.”– thuhet në mesazhin e ambasadores Kim e cila ka pozuar për kameran në shesh përpara bustit të heroit tonë kombëtar.

Në postimin e ambasadës thuhet se sot, “ne festojmë historinë dhe trashëgiminë e tij”.