Vendosni fjalën kyçe....

Myslim Murrizi i përgjigjet ashpër Gazment Bardhit: Mashtrues ordiner, nuk kam votuar marrëveshjen tënde të pistë me Gjiknurin


Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar ndaj deklaratave të Gazment Bardhit.

Murrizi shprehet se ai nuk ka votuar asnjë ligj të qeverisë, përveç atyre të cilat thotë se i ka vlerësuar si të rëndësishme. Madje I drejtohet Bardhit duke thënë se uk ka votuar as për marrëveshjen e tij “të pistë” të 5 qershorit me Damian Gjiknurin.

Mes të tjerash, Murrizi e quan Bardhin një mashtrues ordiner, që sipas tij përfaqëson një grusht fundërrinash në politikë dhe në Partinë Demokratike.

“Gjeje një leje të firmës MURRIZI në Tiranë dhe publikoje pervers i ndyrë dhe mashtrues ordiner që thoje nuk po blindojmë PD por po rregullojme zyrat me krevat.

Unë kam 32 vjet në politikë dhe nuk kam asnjë vendim gjykate të jem dënuar si shpifes e i pafytyrë siç jeni dënuar ju, Luli e plot Tabake nga soji juaj.”– shkruan Murrizi.

Ky reagim vjen pas një postimi të Gazment Bardhit, i cili sulmonte ish-kryeministrin Sali Berisha lidhur me deklaratat e tij gjatë konferencës së sotme për mediet. Përpos përplasjes për çështjen e Elbasanit, Bardhi tha se Berisha gënjeu kur foli për të rikthyerit në PD si Murrizi dhe Rudina Hajdari.

“GËNJESHTRA E PARË

‘Rudina Hajdari dhe Myslym Murrizi nuk dëmtuan interesin e PD.’ Gënjeshtër. Sali Berisha e di shumë mirë që po mashtron demokratët. Rudina Hajdari dhe Myslym Murrizi ishin deputetët që bashkuan votat me Edi Ramën për të hequr koalicionet, për të prishur marrëveshjen e 5 qershorit, duke i hequr fitoren PD dhe duke i dhuruar Edi Ramës mandatin e tretë.”- shkruante Bardhi.

Reagimi i plotë i Murrizit:

Një kujtesë për Garz Bardhat dhe sivllezër e simotrat e kësaj kategorie që përfaqësojnë nje sekt perversësh të shoqërisë dhe një grusht fundërrinash në politikë dhe PD.

Nga shkurti 2019 deri në seancën e fundit të korrikut 2021 shko kërko tek drejtoria e seancave dhe më gjej një ligj të mazhorancës që kam votuar dhe publikoje e mos u bëj siç je në fakt në fb.

Kam votuar vetëm ligjet e reformës në drejtësi dhe ratifikimet e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe blerjet e vaksinave.

Nuk kam votuar as marrëveshjen tënde të pistë të 5 qershorit, as kodin zgjedhor të Gjiknurit pas ndryshimeve Kushtetuese.

Kam votuar ndryshimet Kushtetuese për LISTA TË HAPURA DHE PRAG KOMBËTAR 1 % e do t’i votoja përsëri po të isha deputet, sepse jam kundra emërimit të deputetëve nga mender kryetarë e spurdhjakë sekretarë si soji yt.

Jam krenar që fitova në Gjykatë Kushtetuese dhe rrëzova herësin e ndyrë të Gjiknurit të dakordësuar me Lulin dhe ju znj.Garzë që jo vetëm nuk i ankimuat në Gjykatë Kushtetuese por lobuat që të rrëzonit kërkesën time.

Edhe prishjen e koalicioneve në Kushtetutë, ishte pazari juaj me Ramën për t’i hequr mundësinë partive të vogla që mund të grupoheshin bashkë e për t’i detyruar kryetarët e tyre të pranonin çdo renditje tek lista e PD siç ndodhi me Nard Ndokën, se ndryshe pse nuk e ankimuat në Gjykatë Kushtetuese?

Prishjen e koalicioneve e keni patur pazar të 5 qershorit për të shuar LSI-ë dhe dënglat shiti atyre që të lëpihen jo mua se di çdo pazar të piste të Lulit.

Do të këmbëngul kudo dhe në çdo ambient politik që Shqiptarët të zgjedhin me votë DEPUTETËT e Tyre, që të mos ketë më në Kuvend mostra e fundërrina që kanë emra burrash e veshin fustane, heqin vetullat dhe lyejnë buzët, sepse unë besoj në ZOT dhe e kam të shenjtë FAMILJEN.

Thuaj edhe Gjekmarkajt e Alibeajt meqenëse njëri është tani e tjetri ishte zëvendës i Linditës që të marrin dhe të zbardhin të gjitha proçesverbalet e çdo seance e të shikojmë si kam votuar unë.

Meri garzë merri dhe kur të gjesh kohë lexoji e plasi sytë e pastaj bëj si kone zonjash në fb se deviacione të ndyrë të rracës njerëzore si fytyra jote nuk më përbaltim e nuk më bëjnë dot palë me ps me Rilindjen e Ramën.

Bile kërko edhe tek prokurimet publike garzë dhe shif e verifiko për 30 vjet rresht a kam marrë ndonjë lek nga parat publike?

Nëse gjen një tender si ato që kanë marë ato që ke patur nëpër lista ti dhe Luli, publikoji.

Shif edhe për leje ndërtimi garzë se nuk latë kazan pa lëpirë në kohën që mbajta mandatin si ti dhe Luli e një grusht plehrash se e mbajta mandatin për një leje pallati.

Gjeje një leje të firmës MURRIZI në Tiranë dhe publikoje pervers i ndyrë, dhe mashtrues ordiner që thoje nuk po blindojmë PD por po rregullojmë zyrat me krevat.

Unë kam 32 vjet në politikë dhe nuk kam asnjë vendim gjykate të jem dënuar si shpifës e i paftyre siç jeni dënuar ju Luli e plot Tabake nga soji juaj

Për të ndryshuar KUSHTETUTËN për mirë dhe për më shumë demokraci e që të ketë vlerë vota e Shqiptarëvë për të zgjedhur Deputetë, Kryetarë Bashkie, apo këshilltarë do ta bashkoja votën me çdo parti politike po të më jepej mundësia bile edhe me enverin e enveristë të konvertuar në mender demutkrat interesi si soji yt dhe Luli.

Ndërsa për të prishur Kushtetutën siç ka bërë PD dhe Luli në prill 2008, se ti ke qenë në ps atëhere, nuk do ta bëja kurrë.