Vendosni fjalën kyçe....

Panik në një lokal në Tiranë, një person plagos me thikë dy të tjerë, arrestohet nga policia


Një incident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një lokal në Tiranë, ku një person ka plagosur me thike dy të tjerë.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal në rrugën “Teodor Keko”, ku 41-vjeçari nga Vora Blerim Gjeta akuzohet se ka plagosur rëndë me dashje dy personat e tjerë, të cilët janë dërguar në spital.

NJOFTIMI I POLICISË

Plagosi me mjet prerës, 2 shtetas, falë veprimeve profesionale nga Policia, identifikohet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas marrjes së njoftimit se brenda ambienteve të një lokali në rrugën “Teodor Keko”, një shtetas kishte plagosur 2 shtetas të tjerë, me mjete prerëse, dhe më pas ishte larguar, menjëherë kanë organizuar punën, me qëllim identifikimin dhe kapjen e tij.

Falë veprimeve të shpejta hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, është bërë identifikimi dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– B. Gj., 41 vjeç, banues në Vorë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Ky shtetas, në orët e para të mëngjesit, në një lokal në rrugën “Teodor Keko”, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjete prerëse, shtetasit E. N., 35 vjeç dhe P. B., 48 vjeç, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.