Vendosni fjalën kyçe....

Pentagoni mohon t’i ketë dhënë informacione Ukrainës për të “vrarë” gjeneralët rusë


Pentagoni ka mohuar raportet e mediave që sugjerojnë se ka ndarë informacione të inteligjencës me Ukrainën për të synuar në mënyrë specifike zyrtarë të lartë ushtarakë rusë.

“Shtetet e Bashkuara ofrojnë inteligjencë në fushën e betejës për të ndihmuar Ukrainën të mbrojë vendin e tyre.”– tha sekretari i shtypit i Pentagonit, John Kirby, gjatë një konference për media të enjten.

Më pas shtoi: “Ne nuk japim inteligjencë për vendndodhjen e liderëve të lartë ushtarakë në fushën e betejës dhe nuk marrim pjesë në vendimet e shënjestrimit të ushtrisë ukrainase.

Në të njëjtën kohë, Kirby pranoi se Kievi “kombinon” inteligjencën që merr nga burime të shumta të paspecifikuara për të marrë “vendimet e veta”, me sa duket duke e zhvendosur fajin për vrasjet e raportuara të gjeneralëve rusë mbi vetë Ukrainën.

“Ukraina kombinon informacionin që ne dhe partnerët e tjerë ofrojmë me inteligjencën që ata vetë po mbledhin, dhe më pas ata marrin vendimet e tyre dhe kryejnë veprimet e tyre.”– tha ai, citon RT.

Vërejtjet e Kirby i bënë jehonë deklaratave të bëra nga zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Adrienne Watson, e cila gjithashtu këmbënguli se inteligjenca amerikane nuk u ishte dhënë forcave ukrainase “me qëllimin për të vrarë gjeneralët rusë”.

Raportet mbi asistencën e SHBA-ve ndaj Ukrainës në shënjestrimin e zyrtarëve të rangut të lartë rusë dolën fillimisht nga New York Times. Gazeta tha se Uashingtoni i dha Kievit informacion mbi shtabin e lëvizshëm ushtarak të Rusisë, duke cituar zyrtarë anonimë amerikanë. Ukraina më pas kombinoi të dhënat me inteligjencën e saj, duke kryer sulmet që supozohet se kanë vrarë një numër të paspecifikuar oficerësh rusë.