Vendosni fjalën kyçe....

Përshtati lokalin për lojëra fati, shpallet në kërkim 59-vjeçari në Tiranë


Një 59-vjeçar është shpallur në kërkim në Tiranë pasi akuzohet se e kishte shndërruar lokalin në vend ku luheshin lojëra fati.

Sipas policisë, gjatë kontrollit në një lokal në zonën e ‘Selvisë’, që ishte marrë me qira nga Sotir Beqo, sapo u shfaqen inspektorët në derën e tij, klientët u larguan me vrap, duke mbyllur brenda punonjësit e AMLF-sëm, shkruan Shqiptarja.

Inspektorët e kyçur brenda më pas kanë lajmëruar policinë e kjo e fundit zjarrfikëset për nxjerrjen nga lokali të personave të bllokuar brenda. Pas hapjes së derës brenda janë gjetur 8 makineta që përdoreshin për lojëra fati.