Kryeministri Edi Rama në konferencën e sotme foli për shërbimin online që do u ofrohet qytetarëve, të cilët do marrin sqarime me zë në gjuhën shqipe.
Sipas tij, shërbimi bankar duhet të bëhet si “siri” ku qytetarët të ndihmohen derisa të mbarojnë punë.
Duke bërë batutë, Rama tha se bankat do të dalim me fitim sepse nuk do të paguajnë për këtë shërbim.
“Sot po punojmë për një sistem të inteligjencës artificiale në dhënien e shërbimeve që do të rezultojë. Ambicia është që kjo të bëhet realitet brenda dy viteve dhe të rezultojë në shërbim siç është siri ku çdo qytetar do ndihmohet me zë derisa të mbarojë punë. Është një inovacion i madh por nuk është diçka që na tremb. Ju garantoj që AKSHI-n e keni në dispozicion por duhet ta përdorni. Është një skuadër e nivelit më të lartë ajo e AKSH-it, e nivelit më të lartë. Pa AKSH-in s’do i kishim bërë këto përparime të mëdha.
Përsëri do fitoni ju, me fitim do dilni në këtë aspekt. Duhet ta ndajmë këtë punë sot. Nuk është një çështje që duhet të marrë drejtim brenda pak muajsh dhe duhet t’ia përcjellim qytetarëve që kanë akses në bankat e nivelit të dytë.”– deklaroi Rama.