Vendosni fjalën kyçe....

Sherr në Vlorë, goditet me sende të forta 51-vjeçari, dërgohet në spital


Një sherr ka ndodhur mes dy personave mesditën e sotme në një fshat në Vlorë, që është përshkallëzuar në përdorimin e sende të forta.

Sipas uniformave blu, njëri prej tyre ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

 “Më datë 06.05.2022, rreth orës 12:50, në fshatin Penkovë, Vlorë, dyshohet se për motive të dobëta shtetasi E. N., ka goditur me sende të forta, shtetasin P. B.,  51 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën.”– bën me dije policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon per sqarimin e  rrethanave të ngjarjes.