Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas arrestimit të drejtorit të Ujësjellësit të Kurbinit, Alfred Prodani.
Berisha shkruan: “Administratë me hajdutë dhe kriminelë! Alfred Prodani, drejtori i ujësjellësit Laç arrestohet për 40 vjedhje e grabitje me dhunë dhe ekstradohet në Spanjë.”
Më pas ai shpërndan një artikull ku përmendet denoncimi i bërë prej tij që në vitin 2019 ndaj Prodanit.
Duke iu referuar denoncimit të qytetarit dixhital, Berisha thoshte se drejtori i Ujësjellësit ishte një prej hajdutëve të shtëpisë së yllit të Real Madridit, Karim Benzema.
Denoncimi i datës 12.11.2019 të qytetarit dixhital:
“Dua të them diçka që ta bësh mediatike që Drejtori i Ujësjellësit të Laçit Alfred Prodani është arrestuar sot në orën 10 të paradites nga Interpoli për vjedhje e grabitje me dhunë në Spanjë. Ai ndodhet në paraburgum në Tiranë dhe pritet të ekstradohet. Natën e mirë, Zoti të rujt.”