Një sulm i mundshëm “terrorist” kundër gazetarëve rusë dhe familjeve të tyre është penguar dje në Berlin. Kështu ka njoftuar sot ambasada ruse në Gjermani.
Sipas misionit diplomatik, pasditen e djeshme është thyer dritarja e një prej apartamenteve të shtëpisë ku banojnë korrespondentët e mediave ruse me një shishe të hedhur nga rruga. Gjatë këqyrjes u zbulua se objekti ishte një bombë e improvizuar që u gjet dhe u çaktivizua nga forcat xheniere.
“Policët gjermanë të zbatimit të ligjit evakuuan me urgjencë banorët, rrethuan kompleksin dhe thirrën zjarrfikëset dhe xhenierët. Këta të fundit konfirmuan se lënda ishte një mjet shpërthyes i improvizuar. Për shkak të rrezikut të lëvizjes së tij, u vendos që të çaktivizohej në vendngjarje. Si pasojë e operacionit nuk ka persona të lënduar.”– thuhet në njoftimin e ambasadës.
Banorëve iu dha mundësia të zhvendoseshin në një vend më të sigurt.
Më pas, diplomatët i kërkuan nisjen e hetimeve Ministrisë së Jashtme gjermane. mPolicia e Berlinit tha për RIA Novosti se tashmë është një hetim është duke u zhvilluar dhe se zyra e prokurorit dhe departamenti i sigurimit të shtetit janë përfshirë.
Ministria e Jashtme ruse theksoi se ishte në pritje të një vlerësimi të paanshëm nga OKB, UNESCO dhe OSBE.
Ambasada nuk përjashton që “ky akt skandaloz mund të lidhet drejtpërdrejt me atmosferën e krijuar në Republikën Federale të Gjermanisë të persekutimit të mediave ruse shtetërore, të cilat akuzohen pa dallim për përhapjen e dezinformatave dhe propagandës”.
Sipas misionit diplomatit në mediet gjermane dhe në rrjetet sociale ishin publikuar informacione dhe materiale fotografike në lidhje me vendbanimin e gazetarëve rusë dhe anëtarëve të familjeve të tyre, “kundër të cilëve janë dëgjuar dhe vazhdojnë të dëgjohen kërcënime”.