Vendosni fjalën kyçe....

Digjen 4 automjete në Shkodër, policia dyshon se ishte e qëllimshme


Katër automjete janë djegur në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Shkodrës.

Sipas “Report TV”, ngjarja është regjistruar pranë vendit të quajtur “Bexhisteni” në hyrje të qytetit.

Tre prej mjeteve janë djegur plotësisht dhe njëra pjesërisht.

Policia dyshon se ngjarja është e qëllimshme dhe se autorët fillimisht i kanë vënë zjarrit mjetit që kishte në përdorim shtetasi Gazmend Dushku, një “Audi A6” me targë AB 006 GD e cila është djegur plotësisht.

Mirëpo duke qenë se makinat ishin të parkuara afër njëra-tjetrës, nga flakët janë përfshirë edhe 3 automjete të tjera.

Mjetet ishin parkuar pas një pallati. Banorët kanë parë zjarrin dhe kanë njoftuar zjarrfikësen për të vënë situatën nën kontroll. Policia ndërkohë ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.