Vendosni fjalën kyçe....

Ekstradohet nga Gjermania ish-truproja i Saimir Tahirit


Është ekstraduar ditën e sotme nga Gjermania ish-truproja i Saimir Tahirit gjatë kohës që ishte Ministër i Brendshëm.

Hekuran Marku 47-vjeç  u kap në Gjermani pas urdhër-arrestit të caktuar nga GJKKO e cila i ka caktuar “Arrest me burg” për veprat penale “Trafik narkotikësh”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”.

Ekstradohet nga Gjermania drejt Shqipërisë, 47-vjeçari i kërkuar për disa vepra penale.

Falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me homologët gjermanë, u bë e mundur kapja në Gjermani dhe ekstradimi drejt Shqipërisë, i shtetasit H. M., 47 vjeç.

Shtetasi H. M. është arrestuar nga autoritetet policore në Gjermani, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër arrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana.

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, në kuadër të operacionit “Shpirti”, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafik narkotikësh”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”-njofton policia.