Vendosni fjalën kyçe....

“Futja 250 ose 300”- Vokshi shpjegon videon virale: U shkëput me dashakeqësi, ja për çfarë ka qenë diskutimi aty


Deputetja Albana Vokshi ka shpjeguar videon e publikuar mbrëmë nga disa media, nga procesi i votimit dhe numërimit të votave për zgjedhjen e Kreut të Këshillit Kombëtar të PD-së.

Në videon e qarkulluar, numëruesit dukeshin të pasigurt lidhur me numrin e fletëve, nuk dihet për çfarë. Dhe njëri prej tyre thotë 211, ndërsa një tjetër 250 duke mos treguar vendosmëri: “Fletë votimi gjithsej 211”- thotë një anëtar. “Jo, jo – thotë anëtari tjetër– kanë qenë më shumë, futja 300.”

“Po ç’rëndësi ka, futja një numër aty, e rrumbullakosim pastaj.”- dëgjohen të thonë ata që u interpretua se po llogarisnin numrin e votave për kandidatët (kliko këtu).

Mirëpo sipas Vokshit nuk ka qenë kështu, diskutimi sipas saj ka qenë për numrin e fletëve të votimit se sa kishin patur gjithsej në dispozicion, por nuk ishin vënë në dijeni për shkak se sipas saj ka qenë e parëndësishme.

Kjo pasi Këshilli ka 302 anëtarë dhe në votim kanë marrë pjesë 211, ndërsa diskutohet ishin 300 apo më pak fletë të disponueshme.

Vokshi theksoi se i gjithë procesi ka qenë live dhe kjo video nuk e bën dot pis.

“Mund t’i rikthehemi bashkë edhe videove në Youtube. Në kanalin e z.Berisha është transmetuar nga fillimi deri në fund. NËse keni kohë mund të qëndrojmë bashkë, pra për të numëruar gjithkënd që ka votuar, që ka shkuar në kutinë e votimit.

Më tej procesi i hapjes së kutisë, procesi i numërimit gjithashtu ka qenë live, keni qenë ju. Është numëruar, madje ka qenë dhe mikrofoni afër numëruesve të cilët kanë numëruar dhe me zë.
Përtej kësaj ka patur kamera në disa kënde të cilat kanë filmuar çdo fletëvotimi dhe shenjën anash emrit ka qenë dukshëm dhe shumë e qartë për kë është votuar.

Është bërë numërimi po ashtu i fletëve të ndara për Eleinën dhe për Edin, është bërë live. Madje unë di që ju e kishit rezultatin e votimit 79 për zonjën Eleina Qirisi dhe 132 për z.Paloka, e kishit madje para se të shpallej zyrtarisht. Kaq transparente ka qenë çdo gjë live, çdo9 gjë par ju7sh dhe jam e sigurt se edh gazetri më kritik, edhe media më kritike e ka të qartë se një proces i tillë kaq transparent nuk ka ndodhur ndonjëherë.

Ka qenë e qëllimshme dhe dashakeqëse shkëputja e një videoje e cila është publikuar mbrëmë, të cilën unë gjej rastin dhe ta shpjegoj. Jo se është e rëndësishme por në respekt të publikut shqiptar i cili na ka ndjekur në përditshmëri përgjatë procesit zgjedhor në PD.

Diskutimi për të cilin bëhet fjalë në videon që është shpërndarë mbrëmë është rreth fletëve totale të provuara të votimit që janë vënë në dispozicion të dy tavolinave të votimit dhe të numërimit, është një numër total që është i parëndësishëm. Nëse Ervini ma jep dhe aktin e votimit, madje nuk ka as rubrikë në këtë proces, për numrin total të fletëve sepse është një numër krejt i parëndësishë. Nuk ishin informuar as komisionerët se sa ishte numri total i fletëve të prodhuara dhe meqenëse nuk ishim në dijeni diskutimi po bëhej rreth numrit total të këtyre fletëve. Kjo nuk e ënon dhe nuk e bën dot pis një proces që ka qenë në sytë e të gjithëve. Procesi ka qenë ransparent.

Askush nuk e cënon integritetin e këtij procesi, më demokratik. Askush nuk e cënon dot votën e demokratëe që është e shenjtë për ne.”– tha Vokshi.

Videoja për të cilën flet Vokshi: