Vendosni fjalën kyçe....

Gjiknuri në Asamblenë Kombëtare të PS-së: Garën nuk e kemi me të tjerët, por me veten


Ka nisur Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste. Asambleja është hapur nga fjala e sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, Damian Gjiknuri.

Ai deklaroi se këtë parti e pret një punë intensive për riorganizimin.

“Proces riorganizimi në Partinë Socialiste. Do përcaktojmë axhendën deri në zgjedhjet vendore. Kongresi i PS, shumë i suksesshëm dhe inovativ. Reforma i shërben rifreskimit dhe organizimit. Qenia gjatë në pushtet ka risqe, duhet riorganizimi. Garën nuk e kemi me të tjerët, por me veten.”– tha Gjiknuri.

Në Asamblenë e sotme pritet të ratifikohen disa nga ndryshimet statutore, e po ashtu do të miratohet ndërprerja e mandatit të kryetarëve aktual të degëve të PS në 61 bashkitë e vendit dhe do të vijohet me procesin e ri. Po ashtu pritet të ketë diskutime për përzgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës.