Vendosni fjalën kyçe....

Këlliçi pas sulmeve të Ramës ndaj SPAK-ut: E ka kapur paniku, ka informacione për hetime ndërkombëtare ndaj tij


Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka dalë në një deklaratë për mediet nga selia blu ku ka reaguar lidhur me sulmet dhe kritikat që kryeministri Edi Rama i bëri SPAK-ut në Asamblenë e PS-së.

Sipas Këlliçit, Ramën e ka kapur paniku pasi ka informacione të besueshme rreth disa hetimeve ndërkombëtare rreth personit të tij dhe deklaratat e sotme ishin mesazh i koduar që Prokuroria e Posaçme të tërhiqej nga hetimet.

“Klithmat e Edi Ramës ‘Më shpëtoni nga Sali Berisha’ tregojnë as më pak e as më shumë panikun që e ka kapur si dhe gjendjen e tij të pashpresë.

Sulmi i përsëritur dhe akoma më i ashpër se sa në Kongres i Edi Ramës kundër SPAK-ut ka të bëjë vetëm me Edi Ramën dhe të korruptuarit që e rrethojnë atë. Kjo në bazë të informacioneve të besueshjme në lidhje me disa hetime ndërkombëtare rreth personit të tij.

Sulmi i tij është mesazh i koduar ndaj SPAK-ut që Prokuroria Speciale të tërhiqet nga çështje që prekin drejtpërsëdrejti Edi Ramën dhe njerëz shumë të afërt të tij.”- tha Këlliçi.

Deputeti demokrat tha se çdo aferë të çon tek Edi Rama, prandaj sulmi i tij i sotëm ndaj SPAK është treguesi më i mirë se “kohës së Edi Ramës i ka ardhur fundi“. Ai tha se i vetmi turp i SPAK-ut do të ishte, nëse i nënshtrohet kryeministrit.

DEKLARATA E KËLLIÇIT

Kush ka dëgjuar sot Edi Ramën të sulmojë Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion e kupton shumë qartë hallin e tij dhe të grupit të strukturuar kriminal të qeverisë më të korruptuar në Europë të cilën e drejton tashmë prej më shumë se 9 vitesh.

Klithmat e Edi Ramës ‘Më shpëtoni nga Sali Berisha’ tregojnë as më pak e as më shumë panikun që e ka kapur si dhe gjendjen e tij të pashpresë.

Sulmi i përsëritur dhe akoma më i ashpër se sa në Kongres i Edi Ramës kundër SPAK-ut ka të bëjë vetëm me Edi Ramën dhe të korruptuarit që e rrethojnë atë. Kjo në bazë të informacioneve të besueshjme në lidhje me disa hetime ndërkombëtare rreth personit të tij.

Sulmi i tij është mesazh i koduar ndaj SPAK-ut që Prokuroria Speciale të tërhiqet nga çështje që prekin drejtpërsëdrejti Edi Ramën dhe njerëz shumë të afërt të tij.

Presioni konstant ndaj institucioneve të drejtësisë kudo në botën perëndimore konsiderohet si vepër e rëndë penale dhe shantazh ndaj drejtësisë.

Shqiptarët e dinë shumë mirë se Lefter Koka dhe Alqi Bllako janë vetëm maja e ajsbergut të aferës së inceneratorëve. Edi Rama e di mirë se në këtë megaaferë, rradha e zyrtarëve të përfshirë është shumë e gjatë, duke vazhduar kryesisht me: Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri, Armando Subashi, Engjëll Agaçi, Erion Veliaj dhe deri tek vetë Edi Rama.

Kryeministri i qeverisë më të korruptuar në Europë, e di shumë mirë se koncesionet në shëndetësi janë afera skandaloze që kanë përkeqësuar sistemin shëndetësor shqiptar, që pandemia u keqmenaxhua, fondet e shëndetësisë u abuzuan me tendera sekretë e prokurime abuzive. Të gjithë shqiptarët e dinë se pas këtyre aferave qëndron Ilir Beqja, Ogerta Manastirliu dhe Edi Rama. 

Çdo aferë të çon tek Edi Rama, prandaj sulmi i tij i sotëm ndaj SPAK është treguesi më i mirë se kohës së Edi Ramës i ka ardhur fundi.

Ai Kryeminister që kyç gojën kur trafikantët ndërkombëtarë të drogës, përmendin si favorizues te trafikut një ministër të Brendshem dhe te Drejtesise te kabinetit të tij, dhe sulmon SPAK-un, kur të gjithë presin arrestime brenda kabinetit të tij, do të thotë se Edi Rama nuk ka hallin e drejtësisë.

Ai ka vetëm hallin e tij dhe të karriges që e mban peng përmes korrupsionit dhe aleancës me krimin e organizuar.

I vetmi turp i SPAK-ut do të ishte, nëse i nënshtrohet dhunës së kryeministrit!

Turp dhe shkelje e ligjit do të jetë, kur anëtarët e kësaj qeverie, bashkë me Edi Ramën, të mos ndëshkohen për korrupsionin e tyre të frikshëm dhe demin kolosal qe i kane shkaktuar Shqiperise dhe te ardhmes se vendit tonë.