Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi i ka kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, pas deklaratave të këtij të fundit se SPAK hetoi Ardian Dvoranin se kështu donte presidenti Ilir Meta.
Ajo e akuzoi Ramën se dekonspiroi një aksion, i cili e kapte në flagrancë Ardian Dvoranin e shumë të tjerë në një aferë korruptive.
“T’i përgjigjem në emrin edhe te shumë të tjerëve që s’e kanë dot mundësinë. E di shumë mirë që Ardian Dvorani ka një histori të fshehur ku Rama me urdhër të tij dëmtoi një aksion i cili kapte në flagrancë Ardian Dvoranin e shumë të tjerë në një aferë korruptive.
Ai e di mirë që kjo gjë nuk prishet se diku është.
E dyta Rama kërcënon SPAK duke ngritur akuza të drejtpërdrejta ndaj SPAK por duhet të tërheqë të gjithë drejtoret e bashkisë të Tiranës që mos rrinë më poshtë pallateve të prokurorëve të SPAK, të depolitizojë Policinë e Shtetit, se ajo që po ndodh sot me të rinjtë është e tmerrshme, Rama duhet të kuptojë që nuk duhet të kërcënojë shqiptarët sa herë i vjen litari në fyt.”– tha Kryemadhi.