Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Presioni i Ramës ndaj SPAK për të mbrojtur Veliajn nga për rolin te afera e inceneratorëve


Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, shkruan se Kryeministri Edi Rama po ushtron presion ndaj SPAK-ut pasi kërkon të mbrojë Kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj për çështjen e inceneratorëve.

Kryemadhi thotë se Rama kërkon të mbrojë Veliajn pasi ka në kundërshtim me Ligjin e Vetëqeverisjes vendore firmosi për koncesionin qeveritar të inceneratorit të Tiranës.

Ja pse kryeministri Edi Rama po ushtron presion ndaj prokurorisë speciale anti korrupsion (SPAK), e ngritur nga Reforma në Drejtësi e vitit 2016. Atij i duhet të mbrojë kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj nga prokuroria, për rolin e tij në aprovimin në kundërshtim me Ligjin e Vetëqeverisjes Vendore, të koncesionit 30 vjeçar të inceneratorit të Tiranës. Firma e Veliaj është provë e qartë korrupsioni, ndërsa presioni i Ramës ndaj drejtësisë është sulm i qartë kundër integritetit të saj. Rruga e Shqipërisë drejt BE kërkon drejtësi të pavarur dhe fundin e pandëshkueshmërisë të korrupsionit në nivelet e larta”-shkruan Kryemadhi.