Të gjithë ju që keni hedhur Lotarinë Amerikane pas shumë muajsh pritje, sot më në fund do të mund të merrni përgjigje.
Sikurse bëhet me dije në faqen zyrtare të Departamentit të Shtetit, këtë të shtunë me 7 maj 2022 dalin përgjigjet e llotarisë.
Ajo që duhet të bëni është të fusni numrin tuaj të konfirmimit dhe ta ruani atë numër të paktën deri më 30 shtator 2023.
“Regjistruesit e DV-2023 mund të fusin numrin e tyre të konfirmimit duke filluar nga mesdita (EDT) 7 maj 2022. Aplikuesit e DV-2023 duhet të ruajnë numrin e tyre të konfirmimit të paktën deri më 30 shtator 2023.”- thuhet në faqen zyrtare.
Sjellim ndërmend se periudha e aplikimeve ishte midis 6 tetorit 2021 dhe 9 nëntorit 2021. Kliku këtu për faqen se ku mund të kontrolloni nëse jeni fitues apo jo.
Çdo vit, rreth 50,000 mijë persona nga vende të ndryshme të botës e fitojnë kartën jeshile përmes kësaj lotarie.
Shqipëria renditet vitet e fundit në vendin e katërt në botë për numrin e fituesve për t’u transferuar drejt SHBA-ve.