Vendosni fjalën kyçe....

Përfshihet nga flakët kancelaria në Kamëz, policia dyshon se i ishte vënë lëndë plasëse


Një biznes ka shpërthyer në flakë pak pas mesnate në Kamzë. Ngjarja ka ndodhur në Rrugën Teuta, rreth orës 00:25, ku sipas policisë është konstatuar zjarri në kancelarinë në pronësi të shtetases me inicialet Xh. Gj.

“Nga verifikimet paraprake dyshohet për hedhje/vendosje të ndonjë lënde plasëse. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.”- thotë Policia.

Për fat të mirë nga ngjarja nuk ka njerëz të lënduar, por vetëm dëme materiale.