Vendosni fjalën kyçe....

Po pinin alkool bashkë, 37-vjeçari vret me thikë 60-vjeçarin në lokalin pranë shkollës “Harry Fultz”


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në kryeqytet ku një 37-vjeçar ka qëlluar me thikë duke i marrë jetën fqinjit të tij 60-vjeçar më të cilin po konsumonin alkool sëbashku në një lokal.

“Më datë 07.05.2022, rreth orës 11:15, në afërsi të ‘Harry Fultz’, shtetasi O. Dh., 37 vjeç, ka goditur me mjete prerëse shtetasin I. K., 60, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”- ka njoftuar policia.

Ka qenë Olgert Dhimitri ai ka qëlluar me thikë 60-vjeçarin Ilir Kapo pas një sherri në një lokal pranë shkollës “Harry Fultz”, ku të dy po konsumonin alkool.

Fillimisht mes tyre ka nisur një konflikt me fjalë në lokal dhe më pas kanë dalë jashtë, ku Dhimitri e ka goditur për vdekje me thikë viktimën. Dhimitri dyshohet se përveç alkoolit, kishte konsumuar edhe lëndë narkotike. Dy personat ishin banorë të së njëjtës lagje.