Vendosni fjalën kyçe....

Presioni i Ramës ndaj SPAK-ut, Tabaku: Peshkaqeni i inceneratorëve jep leksione për drejtësinë e munguar


Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar pas presionit që Kryeministri Edi Rama nga selia e Partisë Socialiste i bëri SPAK-ut për të hetuar Sali Berishën.

Tabaku e quan Ramën “peshkaqen të inceneratorëve” i cili sipas saj sot po jepte leksione për drejtësinë e munguar.

Sipas deputetes së PD-së do ishte e udhës që Rama të inkurajonte SPAK-un për të vazhduar hetimet për inceneratorët.

Peshkaqeni kryesor i inceneratorëve po jepte sot leksione për drejtësinë e munguar. Ironia është që për aferën e inceneratorëve në burg janë veç 2 nga grupi strukturuar kriminal, pra cironkat si Bllako dhe Koka!

E udhës do qe që të inkurajonte SPAK për të vazhduar këto hetime që kanë zbuluar pas këmbënguljes së PD një aferë 430 mln euro. Nuk e bën këtë por mbrohet duke u ankuar se po goditen të tijtë. E trishtë! Kemi votuar SPAK jo për tu ankuar pse heton. 2/3

Inkurajoj SPAK të dërgojë përpara aferën e inceneratorëve. Të çojë përpara gjykatës GSK për 3 incenenerstorët që janë 1 çështje.

Ndaj SPAK nuk duhet të stepet nga kërcënimet e Ramës. Shqiptarët po presin të kuptojnë kush janë peshkaqenët e vërtetë pas inceneratorëve”-shkruan Tabaku.